Figen Shaban
22 janar 2018•Përditësim: 22 janar 2018
PRISHTINË (AA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin bisedoi për temat me interes për të dyja vendet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Haradinaj gjatë takimit me presidentin Meta ka biseduar për perspektivën euroatlantike të Ballkanit dhe të dyja vendeve, duke theksuar se “askush nuk do të ketë hezitime për të ecur përpara në këtë aspekt”, thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“Ne patëm një bisedë të hapur, vëllazërore, për ecje në rrugën tonë të përbashkët”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ndërsa, presidenti Meta, sipas njoftimit, duke siguruar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen maksimale të Shqipërisë, ka theksuar se shpreson shumë në angazhimin e mëtejshëm të kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës, por edhe opozitës, "për të dhënë zgjidhje të mençura, për të gjitha ato çështje që do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës."