Ivana Ramadanova
12 Tetor 2017•Përditësim: 13 Tetor 2017
SHKUP (АА) – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Mila Carovska sot mbajti konferencë për media lidhur me rritjen prej dy për qind dhe pagës më të madhe minimale në kopshtet e fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Carovska sqaroi se paga bruto bazë para rritjes prej dy për qind për muajin shtator për një vend të caktuar pune do të ishte 15.090 denarë, me rritjen prej dy për qind të pagës bruto fitojmë shumën prej 15.392 denarë, ndërsa me rritjen e pagës bruto minimale për pagën bruto të njëjtë fitojmë 17.130 denarë.
“Nga muaji shtatori efekti i përgjithshëm i rritjes së pagës minimale dhe rritjes prej dy për qind tek kopshtet do të jetë 2.040 denarë varësisht vendit të tyre të punës”, tha ministrja Carovska.
Këto mjete, sipas ministres, të punësuarve në kopshte u paguhen me pagën e shtatorit e cila paguhet në tetor, duke theksuar se paga minimale në të ardhmen doemos do të duhet të paguhet.
Ajo theksoi se vendimi i tillë është rregulluar përmes Drejtorisë së të Hyrave Publike, ashtu që pagat më të ulëta se rroga e parashikuar minimale me ligj prej 12 mijë denarë, nuk do të mund të kalojnë, duke shtuar se paga e parë e rritur minimale është e shtatorit, e paguar këtë muaj.