Admir Fazlagikj
04 korrik 2017•Përditësim: 04 korrik 2017
SHKUP (АА) - Tërmeti me magnitudë 3.5 ballë sipas shkallës së Rihterit përsëri është regjistruar sot paradite, epiqendra e të cilit ishte në rajonin e Ohrit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyrorë në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti është ndier në Ohër dhe rrethinë, me një intensitet prej pesë ballëve, sipas shkallës makroseizmike evropiane. Gjithashtu, tërmeti me magnitudë prej 3.5 ballë sipas Rihterit ka dridhur Ohrin edhe në orët e mëngjesit.
Po ashtu njoftohet se edhe dhjetëra tërmete më të dobëta janë regjistruar natën e kaluar.
Përndryshe, nga 18 qershori deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 dridhje. Më e fuqishmja ishte dje në orën 13:18 me magnitudë prej 5 ballëve sipas shkallës Rihter, e cila shkaktoi shqetësim tek qytetarët dhe turistët, ndërsa janë raportuar edhe dëme të vogla materiale.