Fatjon Cuka
02 Prill 2018•Përditësim: 03 Prill 2018
TIRANË (AA) - Një magazinë e materialeve industriale është përfshirë nga zjarri në Tiranë, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Tiranës zjarri ka rënë në rrugën "Siri Kodra", në një magazinë, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë Shërbimet e Zjarrfikëses janë angazhuar për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin i disa banorëve të ndodhur në banesat pranë magazinës.
Nga zjarri është rrezikuar edhe një banesë që ndodhet pranë magazinës, ndërsa zjarrfikësit kanë marrë nën kontroll zjarrin.
Policia për ngjarjen ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.