Samir Kajoševic
17 prill 2020•Përditësim: 17 prill 2020
Mali i Zi ka regjistruar 9 raste të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se tre raste të reja janë nga Plava ndërsa gjashtë nga Ulqini.
"Në dy qytetet bëhet fjalë për grupe familjare të rasteve të konfirmuara më parë", thanë nga Instituti.
Deri më tani në Mal të Zi janë regjistruar 303 raste me COVID-19.