Vesna Besic
24 Dhjetor 2021•Përditësim: 27 Dhjetor 2021
Aleksandar Macan (34), i dyshuari i parë për vrasjen e dy policëve në Sarajevë, Adis Shehoviç dhe Davor Vujinoviç, është dorëzuar pas arratisjes për më shumë se një muaj, ka konfirmuar për Anadolu Agency (AA) Prokuroria e Kantonit të Sarajevës.
“I dyshuari për vrasjen e policëve në Sarajevë, Aleksandar Macan u dorëzua në prokurorinë kantonale të Kantonit të Sarajevës. Pra, ai erdhi direkt në Prokurori, pas së cilës nga SIPA u privua nga liria dhe iu dorëzua Gjykatës Kantonale të Sarajevës dhe i është caktuar masa e paraburgimit”, thuhet nga Prokuroria e Kantonit të Sarajevës për AA.
Ndaj Aleksandar Macan nga Pale është lëshuar fletë-arrest i kuq i Interpolit.
Pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës (SIPA), me urdhër të Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, kryen kontrolle në disa lokacione në fillim të nëntorit në lidhje me vrasjet e vitit 2018 të dy policëve në Sarajevë.
Kërkimet u kryen në zonën më të gjerë të Sarajevës Lindore dhe Pale-s nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës në bashkëpunim me oficerët e policisë nga Ministria e Brendshme e Kantonit të Sarajevës, Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (OSA).
Oficeri i policisë, Adis Shehoviç u vra nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën më 26 tetor 2018, rreth orës katër të mëngjesit në lagjen Alipashino Polje të Sarajevës ndërsa Davor Vujinoviç u plagos rëndë, si pasojë e të cilës më vonë iu nënshtrua plagëve.
Të shtënat ndodhën kur oficerët e policisë gjetën një grup kriminelësh duke vjedhur automjete në rrugën "Gete".