Agim Sulaj
22 Tetor 2021•Përditësim: 23 Tetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.974, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.606.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.115 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.252.405 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 45 pacientë të tjerë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.151 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 481.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës. Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.