Agim Sulaj
11 Tetor 2021•Përditësim: 12 Tetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.972, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.400.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.153 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.228.597 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 74 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 156.333, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.095.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.