Agim Sulaj
10 Tetor 2021•Përditësim: 11 Tetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.970, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 12 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.386.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.481 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.227.444 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 77 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 156.259 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.157.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.