Agim Sulaj
16 Janar 2022•Përditësim: 17 Janar 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 2.994, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 771 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 166.134.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 6.553 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.475.205 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 119 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.651, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.489.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.