Ekip
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
RAMALLAH (AA) – Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avci në Palestinë dhe ministri i Kulturës së këtij vendi Ehab Bessais nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim kulturor, raporton Anadolu Agency (AA).
Avci pas nënshkrimit deklaroi se shpreson që kjo marrëveshje të avancojë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Ai paralajmëroi edhe shumë projekte në sferën e letërsisë, kinematografisë, teatrit, por edhe mediave të cilat do të kontribuojnë në promovimin e kulturës së pasur të këtyre vendeve në botë.
Ministri Avci tha se është vendosur që të organizohen simpoziume dhe javë të kulturës me qëllim që të rinjtë të këtyre dy vendeve të njihen më mirë.
Ai me ketë rast i bëri thirrje Bessais që të marrë pjesë në javën e parë kulturore të Palestinës e cila do të mbahet në Turqi. Sipas tij, është planifikuar që java e kulturës të mbahet në periudhën kur në Stamboll të bëhet hapja e konsullatës, ndërsa datën e mbajtjes do ta caktojnë ministritë e punëve të jashtme të të dyja vendeve.
Krahas kësaj, Avci paralajmëroi edhe hapjen e qendrës kulturore turke në Ramallah, që do të jetë qendra e dytë kulturore e Turqisë në Palestinë.
Bessais deklaroi se dëshiron që të forcohen marrëdhëniet historike mes Turqisë dhe Palestinës dhe të vendosen në nivel edhe më të lartë. “Kjo vizitë është tejet e rëndësishme për Palestinën. Kjo është edhe një mbështetje e rëndësishme kulturore mbi betejën e Palestinës. Kultura palestineze ka nevojë për vëmendjen e veçantë të miqve”, konsideron Bessaiso.
Ministri Avci në Ramallah u takua edhe ministren e Turizmit të Palestinës, Rula Maa'yaa.
Pas takimit që zgjati 15 minuta, Avci vizitoi zyrën e Agjencisë Turke për Koordinim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA) në Palestinë. Koordinatori për Palestinën Bulent Korkmaz tha se TIKA në Palestinë nga viti 2005 deri në vitin 2016 ka përfunduar 393 projekte, ndërsa kryen projekt për 320 banesa dhe një spital prej 180 shtretërve në Gazë. Korkmaz tha se në disa qytete në Palestinë kanë hapur shkolla dhe se vazhdojnë projektin e ndërtimit të shkollave në çdo qytet.