Betül Yürük
05 Gusht 2021•Përditësim: 05 Gusht 2021
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka miratuar shitjen e armëve në vlerë prej 750 milionë dollarë për Tajvanin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Bloomberg, Departamenti Amerikan i Shtetit, informoi Kongresin lidhur me shitjen e armëve në Tajvan.
Sipas marrëveshjes së armëve të miratuar nga administrata e Biden-it, do t'i shesë Tajvanit 40 copa obusë të ri M109 si dhe 1700 komplete udhëzuese precize për municionet.
Pritet që vendimi në fjalë të zemërojë Pekinin, i cili thekson se "Tajvani është pjesë e pandashme e Kinës".