İbrahim Khazen,Hamdi Yıldız
08 Maj 2023•Përditësim: 08 Maj 2023
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në qytetin Xheda diskutoi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve SPA të Arabisë Saudite, princi saudit Mohammed bin Salman në një takim në qytetin Xheda pranoi Sullivan dhe delegacionin amerikan që e shoqëronte.
Në takim u rishikuan marrëdhëniet dypalëshe dhe ato strategjike mes dy vendeve, mundësitë e zhvillimit të tyre në fusha të ndryshme si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me rëndësi të përbashkët.
Në takim morën pjesë edhe emra si koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Brett McGurk dhe ambasadori i SHBA-së në Rijad, Michael Ratney.
Sullivan në bisedën e tij me princin e kurorës në Rijad më 12 prill potencoi përpjekjet diplomatike lidhur me përfundimin e luftës në Jemen.