Muhammed Emin Canik
18 shkurt 2021•Përditësim: 18 shkurt 2021
Në shumë qytete të Argjentinës u organizuan protesta para gjykatave me kërkesën për drejtësi dhe t'i jepet fund vrasjes së grave, pas vrasjes së Ursula Bahillo nga ish i dashuri i saj më 8 shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit u mblodhën me thirrjen e grupit feminist "Ni Una Menos" (Askush nuk do të mungojë), organizuan një protestë me sloganin "Për Ursula-n, për të gjithë", pranë gjykatës në qendër të kryeqyetetit Buenos Aires.
Qindra persona shumica prej tyre gra, duke brohoritur slogane mohuan vrasjen e grave. Protestuesit në duart e tyre mbanin pankarta me mbishkrime "Mjaft ndaj dhunës dhe vrasjes së grave", "Ndaloni të na vrisni", "Askush nuk do të mungojë".
Vrasja e Ursula-s
18-vjeçarja Ursula Bahillo e cila jetonte në qytetin Rojas të provincës Buenos Aires, ishte vrarë nga ish-i dashuri i saj, polici Matias Ezequiel Martinez, i cili e kishte therur 15 herë me thikë.
Ursula dhe nëna e saj shumë herë kishin denoncuar në polici dhunën dhe kërcënimin e Martinez-it, por nuk kishin marrë asnjë rezultat.
Pas vdekjes ishin zbuluar mesazhet me kërcënim për vdekje nga Martinez që ia kishte dërguar Ursula-s.