Esra Taşkın
18 Qershor 2024•Përditësim: 19 Qershor 2024
Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu dhe homologu i tij armen Suren Papikyan nënshkruan një marrëveshje lidhur me shitjen e sistemit të artilerisë "Caesar" Armenisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në X, Lecornu tha se ata u takuan me Papikyan në kuadër të "Eurosatory", aktivitetit më të madh të industrisë së mbrojtjes në Evropë.
Duke vënë në dukje se takimi i tyre me Papikyan ishte produktiv, Lecornu tha se "Ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona të mbrojtjes me Armeninë".
Lecornu njoftoi se kanë nënshkruar marrëveshje me Papikyan për shitjen e sistemit të artilerisë franceze "Caesar".
Sistemet e artilerisë "Caesar" prodhohen nga kompania franceze e industrisë së mbrojtjes "Nexter".