01 Nëntor 2018•Përditësim: 02 Nëntor 2018
ŞANLIURFA (AA) - MÜSLÜM ETGÜ
Banorët e rajonit të Tel Abyadit në veri të Sirisë, të cilët janë strehuar në Turqi, duan që trojet e tyre të pastrohen nga organizata terroriste YPG/PKK.
Një pjesë e madhe e popullit të Tel Abyadit janë detyruar të migrojnë nga shtëpitë e tyre pasi organizata terroriste u ka marrë shtëpitë, tokat, pasuritë dhe madje, disa prej tyre, edhe fëmijët, ndërsa aktualisht jetojnë në qarkun Akçakale të provincës jugore turke Şanlıurfa.
Ragid Dahish, i dëbuar së bashku me familjen e tij, tha për Anadolu Agency (AA) se shtëpitë dhe tokat e tyre u janë marrë me forcë nga organizata terroriste YPG/PKK dhe si pasojë e shtypjeve janë detyruar të vijnë në Turqi.
Dahish thotë se shpresa e tyre e vetme është besimi që kanë në ushtrinë turke.
"Tel Abyad është rajon i banuar plotësisht nga arabët, por organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-ve dhe vendeve mike, ka marrë gjithçka nga ne. Pas zbrazjes së rreth 30 fshatrave, ata i detyruan njerëzit të migrojnë duke shkatërruar me makina pune. Dëshira jonë është që rajoni i Tel Abyadit të pastrohet nga YPG/PKK, dhe për këtë duam ndihmë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK)", thekson Dahish.
Ndërkaq, Abdullah Imam thotë se pasi YPG/PKK i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre, ajo ka vendosur aty terroristë të cilët i ka sjellë Kandili.
- "Presim pastrimin e rajonit nga YPG/PKK"
Imam shprehet se tanimë duan të kthehen në shtëpitë dhe trojet e tyre.
"Afër 100 mijë njerëz nga rajoni i Tel Abyadit janë strehuar në Turqi si rezultat i shtypjes dhe mizorisë së këtyre tërroristëve mizorë. Dëshira jonë e vetmë është që shtëpitë tona të pastrohen nga YPG/PKK dhe terroristët e ardhur nga Kandili", thotë Imam.
Edhe Muhamed Abid, banor tjetër i rajonit, thotë se në rajonin që nga Raka deri në Tel Abyad jetonin arabë.
Siç thotë ai, mijëra sirianë janë detyruar të ikin drejt Turqisë nga shtypja dhe kërcënimet e YPG/PKK-së.
"YPG/PKK nuk i kryen këto mizori vetëm. Më mbështetjen e SHBA-ve dhe miqve, ata na larguan nga atdheu ynë përmes armëve. Të gjithë duam të kthehemi në shtëpinë tonë, por frikohemi ngase aty është organizata terroriste YPG/PKK. Ata bëhen shkaktarë që fëmijët tanë të vdesin duke i marrë ata dhe duke i detyruar të luftojnë kundër DEASH-it", thotë Abid.
"Për këtë arsye, ne presim që rajoni i Tel Abyadit të pastrohet nga YPG/PKK. Dihet haptazi se SHBA ndihmon YPG/PKK-në. Rreth tetë mijë njerëz në Raka ngelën nën rrënoja nga bombardimi i SHBA-ve. Dy mijëve prej tyre nuk u janë gjetur kufomat. Pritja jonë është që Turqia sa më parë t'i largojë këta mizorë nga trojet tona", shprehet Abid.