Gülbahar Sayım
17 Qershor 2016•Përditësim: 18 Qershor 2016
LOME (AA) - Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur që deri në vitin 2020, të ndihmojë Afrikën Perëndimore me 170 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori i BE-së në Togo, Nicolas Merlang Martinez sot në kryeqytetin e këtij shteti Lome u takua me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Robert Dussey. Me këtë rast bëri të ditur se BE-ja do të ndihmojë Afrikën Perëndimore me 170 milionë euro.
Martinez theksoi se këto fonde do të përdoren për një luftë më kualitative kundër terrorizmit, forcimin e ekonomisë si dhe sigurimin e ushqimit të shëndetshëm.
Ministri Dussey tha se ishte shumë i lumtur dhe i kënaqur me këtë vendim të BE-së dhe porositi se këto fonde do të përdoren në fushën ekonomike.
Përfaqësuesit e vendeve të Afrikës Perëndimore dhe ambasadorët e BE-së në këto vende javën që lamë pas u takuan në Lome.