Hasan Esen
24 Gusht 2016•Përditësim: 25 Gusht 2016
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian ka bërë një deklaratë ku ka theksuar se "nuk bëjmë komente në lidhje me operacionet ushtarake", duke mohuar deklaratat e atribuara ndaj Unionit se "operacioni duhet të jetë i kufizuar me DAESH-in", të publikuara nga disa organe të mediave, raporton Anadolu Agency (AA).
Një prej zëdhënësve të BE-së, Alexandre Polac, pas një pyetjeje në lidhje me çështjen në një konferencë për shtyp tha se "Nuk bëjmë komente në lidhje me operacionet ushtarake". Ai ka rikujtuar se javën e kaluar BE-ja ka publikuar një deklaratë në lidhje me Sirinë, ku në këtë deklaratë dënon rritjen e dhunës në Halep dhe përsërit thirrjen për tranzicionin politik. Polac tha se nga BE-ja nuk është bërë asnjë deklaratë e tillë si "operacioni duhet të jetë i kufizuar me DAESH-in".
Ndërsa zyrtarët e NATO-s në një përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje rreth operacionit, pasi kanë vënë në dukje se në këtë fazë nuk do të mund të bëjnë një vlerësim, kanë rikujtuar se Aleanca pozicionin e saj në lidhje me Sirinë e ka shprehur në nenet 27 dhe 28, në deklaratën e publikuar në fund të Samitit të NATO-s të bërë muajin e kaluar.
Në nenin 27 vihet në dukje se NATO është e shqetësuar për krizat në vazhdim në Siri dhe se është në gatishmëri për këtë çështje dhe thuhet se "Ne përsërisim angazhimin tonë të plotë se jemi të vendosur për të mbrojtur territoret dhe kufijtë e NATO-s kundër çdo kërcënimi si dhe trajtimin e vështirësive të shkaktuara nga lufta në Siri". Ndërsa në nenin 28 është bërë thirrje për tranzcionin politik në Siri.