Ömer Tuğrul Çam
06 Qershor 2023•Përditësim: 07 Qershor 2023
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri përgjegjës Rusinë për goditjen e digës Kahovka në Ukrainë dhe tha se ky është krim lufte, transmeton Anadolu.
Lidhur me bombardimin e digës në jug të Ukrainës, Michel tha se është i shokuar për shkak të sulmit të "pashembullt" ndaj digës Kahovka. Ai thekson se shkatërrimi i infrastrukturës civile është krim lufte.
Michel tha se lidhur me këtë do të mbajnë përgjegjës Rusinë dhe ata që veprojnë së bashku.
Presidenti i Këshillit Evropian tha se çështjen do ta sjellë në rend dite në Samitin e Liderëve të BE-së më 29-30 qershor dhe se do të propozojë dërgimin e më shumë ndihmave në rajonin ku është dhënë alarmi për përmbytje.
Hidrocentrali Kahovka i kontrolluar nga Rusia që ndodhet në rajonin Kherson të Ukrainës, u shemb si pasojë e bombardimeve. Zyrtarët ukrainas theksuan se rajoni ndodhet përballë me kërcënimin e përmbytjes dhe kanë bërë përgjegjës ushtrinë ruse për goditjen e digës.