Ata Ufuk Şeker
21 Qershor 2021•Përditësim: 22 Qershor 2021
Bashkimi Evropian (BE) mori vendimin që të zgjasë me një vit afatin e sanksioneve që zbaton ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së vendosi të zgjasë deri më 23 qershor 2022 masat kufizuese që BE-ja zbaton kundër Rusisë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit.
Sipas vendimit, me sanksionet e zgjatura kufizohen aktivitetet e shtetasve dhe kompanive të BE-së në rajonet Krime dhe Sevastopol.
Në këtë kuadër nuk lejohen importet e produkteve nga Krimeja dhe Sevastopoli në BE.
Gjithashtu shtetasit ose kompanitë e BE-së nuk mund të kryejnë investime për Krimenë dhe Sevastopolin si dhe nuk mund të sigurojnë shërbim financiar.
Në rajonet në fjalë nuk mund të eksportohen disa mallra dhe teknologji që mund të përdoren në sektorët e komunikimit, telekomunikacionit dhe energjisë.
Pengohet kryesisht sigurimi i teknologjisë për kërkimin, nxjerrjen dhe prodhimin e naftës, gazit natyror dhe mineraleve. Po ashtu nuk mund të ofrohet mbështetje teknike për këto sektorë.
Në mars të vitit 2014, Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ngjarjeve në lindje të Ukrainës, BE-ja, SHBA-ja dhe disa vende filluan të zbatojnë sanksione ndaj Rusisë.