Ata Ufuk Şeker
31 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Hiqet tenda e organizatës terroriste PKK e cila ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Bashkimit Evropian (BE) në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenda e vendosur nga organizata terroriste në sheshin Jean Rey e cila gjendet pas ndërtesës së Këshillit të BE-së, u tërhoq për shkak të mbarimit të periudhës së lejes.
Turqia kishte reaguar ashpër ndaj autoriteteve belge për vendosjen e tendës nga ana e PKK-së menjëherë dy ditë pas sulmeve terorriste në Ankara.
Tenda e cila ishte tërhequr pas sulmeve terroriste në Bruksel ishte rihapur disa ditë më parë.
Pjesët prej cope dhe pankartat e organizatës terroriste mbi tendë të cilat u hoqën gjatë Samitit Turqi-BE ku mori pjesë edhe kryeministri turk Ahmet Davutoglu u rivendosën përsëri.
Gjithashtu edhe një prej liderëve të PKK-së në Belgjikë, Remzi Kartal i cili kërkohet me buletin të kuq për arsyen se ka dhënë urdhrin e sulmit në Stamboll në këtë çadër ka mbajtur konferencë për media.