Seda Sevencan
01 Tetor 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Pjesëtarët e grupit terrorist Boko Haram vranë 10 ushtarë në një pritë në verilindje të Nigerisë, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tetë ushtarë u plagosën po ashtu në sulmin i cili ndodhi afër qytetit Marte në shtetin Borno.
Automjetit të tyre ushtarak iu vu zjarri ndërsa ushqimi dhe furnizimet u morën nga kryengritësit.
Rreth 3 milionë njerëz janë zhvendosur në më shumë se një dekadë nga sulmet terroriste të Boko Haram-it. Shumë civilë ende janë të bllokuar në komunitetet e largëta dhe nuk janë në gjendje të largohen për shkak të mungesës së sigurisë në rrugë.
Dhuna, e cila ka vrarë më shumë se 30 mijë njerëz është përhapur në Niger, Çad dhe Kamerunin fqinj, duke shkaktuar kundërpërgjigje ushtarake.
Shteti federal Borno në Nigeri është epiqendra e kryengritjes.