Ekip
13 Korrik 2022•Përditësim: 15 Korrik 2022
Numri i personave që humbën jetën nga COVID-19 në Britani të Madhe tejkaloi 200 mijë, treguan sot të dhënat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra për Statistikat Kombëtare njoftoi se deri në fillim të korrikut u regjistruan 200.247 vdekje të lidhura me koronavirusin.
Shifra prej 200 mijë tejkaloi më 25 qershor, por pati një vonesë në regjistrime.
Ndërkohë, Britania po përjeton rritje të vazhdueshme të rasteve me COVID-19, e nxitur nga nënvariantet e Omicron.
Analiza javore e zyrës statistikore tregon se nivelet e rasteve me COVID-19 ishin në nivelin më të lartë që nga prilli.
Sipas saj, 2.7 milionë njerëz u vlerësuan të kishin COVID-19 në javën e fundit të qershorit, një rritje prej 18 për qind krahasuar me një javë më parë.