Ekip
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
WASHINGTON (AA) – Drejtori i Agjencisë Qendore të Intelegjencës (CIA) John Brennan të enjten para Kongresit tha se pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH trajnojnë dhe tentojnë të shpërndajnë persona operativë në Perëndim për sulme të mëtejshme dhe se më shumë do të përqëndrohen në taktika guerile për të kompensuar humbjet e tyre territoriale, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmërojnë mediat amerikane, në vërejtjet e përgatitura për Komitetin e intelegjencës së Senatit, Brennan theksoi se DAESH-i punon në ndërtimin e aparatit për drejtimin dhe inspirimin e sulmit ndaj armiqve të huaj, siç janë sulmet në Paris dhe Bruksel, për të cilat CIA beson se janë me direktivë të liderëve të DAESH-it.
“DAESH-i ka kuadër të madh të luftëtarëve perëndimorë të cilët mund të shërbejnë si persona operativë për sulme në Perëndim”, tha Brennan dhe shtoi se grupi me siguri punon në atë që personat operativë t’i kontrabandojë në vendet e Perëndimit, ndoshta përmes fluksit të refugjatëve ose mënyrave legjitime të udhëtimit.