Riyaz Khaliq Khaliq
22 Shtator 2023•Përditësim: 22 Shtator 2023
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo ka konfirmuar se djali i tij i është bashkuar një partie rivale, transmeton Anadolu.
Sipas "Jakarta Globe News", Widodo tha se djali i tij kërkoi "bekimin e familjes" për t'u bashkuar me Partinë e Solidaritetit Indonezian.
Widodo e bëri deklaratën pasi Partia e Solidaritetit Indonezian publikoi një video në Platformën X, në të cilën dëgjohet zëri i Kaesang Pangarephas, djalit më të vogël të presidentit.
"Edhe sikur ta kundërshtoja, ai do të kishte mbetur i vendosur. E dini, ky është karakteri i djalit tim", tha presidenti indonezian të enjten.
Joko Widodo (62) kryeson Partinë Demokratike Indoneziane të Përpjekjes (PDI-P) në pushtet dhe është presidenti i shtatë i Indonezisë.
Mandati i tij i dytë dhe i fundit përfundon vitin e ardhshëm.
Gibran Rakabuming Raka, djali i tij i madh, është kryetar i Bashkisë Solo dhe anëtar i PDI-P.