Tufan Aktaş,Addis Getachew Tadesse
19 Janar 2018•Përditësim: 20 Janar 2018
ADISS ABABA (AA) – Dhjetëra mijëra të krishterë ortodoks nga Etiopia i mbushën sheshet për të kremtuar festën e Timkatit që mbahet për të shënuar pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në qytete të ndryshme të vendit u organizuan programe festive megjithatë adresa e të krishterëve ishte Jan Meda, fusha më e gjerë e kryeqytetit të Etiopisë, Addisa Ababa.
Popullata e cila me veshjet shumëngjyrëshe arriti në fushë që nga orët e para të mëngjesit, u spërkat me ujë të bekuar ndërkaq klerikët kënduan këngë dhe pjesë nga Ungjilli.
Patriku i Kishës Ortodokse të Etiopisë, Abuna Mathias, në ligjëratën e tij tregoi për paqen, dashurinë dhe mëshirën.
Richard Hillico, një australian i cili kishte ardhur për të ndjekur ceremoninë, për AA tha se: “Kurrë në jetë nuk kam parë diçka të këtillë".
Duke pohuar që në vendin e tij, festimet bëhen vetëm me familjarët, Hillico shtoi që nuk ka parë ndonjëherë këso lloj turme.
Festa e Timkatit festohet nga të krishterët ortodoks më 19 janar ndërkaq në vitet çift festohet më 20 janar.