Behçet Alkan
11 shkurt 2025•Përditësim: 12 shkurt 2025
Reshjet e borës që kanë përfshirë qytetin Nevşehir, në rajonin turk të Anadolisë qendrore, kanë ofruar pamje të bukur pasi kanë mbuluar formacionet shkëmbore natyrore të njohura si "oxhaqe zanash", raporton Anadolu.
Reshjet e borës vazhdojnë kohë pas kohe në Kapadokya, e cila vizitohet nga turistët në çdo stinë të vitit për shkak të bukurive historike, kulturore dhe natyrore.
Duke ofruar një pamje të bukur me ngjyra të ndryshme në pranverë, verë dhe vjeshtë, Kapadokya mirëpret mysafirët e saj edhe në dimër.
Disa turistë iu bashkuan turneve me automjete fuoristrada dhe zbuluan luginat e mbuluara me të bardha. Pamjet unike në rajon janë incizuar nga Anadolu me dron.
Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit udhëtimet me balona me ajër të nxehtë nuk realizohen në Kapadokya në një javë të fundit. Megjithatë, për qëllime vizuale një balon me ajër të nxehtë u ngrit në qiell.
Në Kapadokya-n e mbuluar me borë, vizitorët vendas dhe të huaj treguan interes për luginat Kılıçlar, Güvercinlik, Güllüdere, Aşk dhe Zemi.