Haydar Hadi
17 Nëntor 2017•Përditësim: 17 Nëntor 2017
ANBAR (AA) - Forcat irakiane kanë çliruar Ravan, rajonin në perëndim të vendit, i cili njëherit është edhe territori i fundit nën kontroll të organizatës terroriste DEASH në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjeneral-koloneli Abdulemir Yarullah konfirmoi se forcat irakiane dhe fiset lokale tërësisht kanë çliruar Ravan nga DEASH-i. Sipas tij, në godinat e institucioneve kanë vënë flamurin irakian.
Forcat irakiane dhe fiset lokale në aksionet kishin mbështetje nga koalicioni ajror. Organizata terroriste DEASH kontrollin e rajonit Rava e mori në vitin 2014, ndërsa njihej si bastioni i fundit i kësaj organizate terroriste.