Alaattin Doğru
22 Gusht 2023•Përditësim: 23 Gusht 2023
Temperaturat në Francë u rritën mbi 42 gradë në disa rajone dje dhe u regjistrua si dita më e nxehtë e vitit në vend, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave nga Administrata Meteorologjike, termometrat shkuan deri në 42.7 gradë Celsius në Luginën Rhone në jug të vendit ditën e djeshme dhe me këtë është arritur niveli më i lartë i temperaturave të këtij viti.
Në zonat përreth Puy-Saint-Martin dhe Drome, temperaturat shkuan në 42.5 gradë.
Sidomos në jug të vendit temperaturat pritet të kenë rritje të mëtejshme deri në mesin e javës.