Yusuf Özcan
13 Shkurt 2021•Përditësim: 14 Shkurt 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 20 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se kohët e fundit në vend numri i rasteve ditore me COVID-19 varion të jetë rreth 20 mijë ndërsa numri i vdekjeve ditore në 300-400.
Me 20.701 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3.427.386. Ndërkohë, me 320 vdekje numri i viktimave ka arritur në 81.448.
Më tej thuhet se 1.767 nga 10.079 personat që janë shtruar për trajtim në spital në 7 ditët e fundit, vazhdojnë trajtimin në kujdesin intensiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.220.762, ndërsa 617.715 pre tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.