Alaattin Doğru
10 prill 2023•Përditësim: 10 prill 2023
Trupat e pajetë të 2 personave janë gjetur nën rrënojat e ndërtesës që u shemb pas shpërthimit të ndodhur dje në Marsejë të Francës, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të "Le Figaro", 8 persona që mendohet se janë nën rrënoja në zonën ku vijojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit nuk janë gjetur ende.
Rreth 200 persona u evakuuan nga ndërtesat përreth për arsye sigurie.
Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
- Ngjarja
Në lagjen Tivoli të Marsejës ka ndodhur një shpërthim për arsye të panjohura gjatë natës në banesën 5-katëshe.
Në pallat ka rënë zjarr, i cili nga shpërthimi është shembur dhe flakët janë përhapur edhe në ndërtesat fqinje, duke shkaktuar dëme të rënda.
Sipas të dhënave të para, nga incidenti janë plagosur 33 persona.
Hetimet për incidentin vazhdojnë.