Ata Ufuk Şeker
26 Shkurt 2019•Përditësim: 27 Shkurt 2019
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian (BE), vendosi që dënimet tatimore të Komisionit të BE-së ndaj klubeve futbollistike të ndryshme spanjolle si Barcelona dhe Real Madridi nuk janë të përputhshme ligjin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e cila është në kuadër të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë me seli në Luksemburg, vendosi për rastin gjyqësor të klubeve spanjolle Barcelona dhe Athletic Bilbao ndaj Komisionit të BE-së.
Gjykata në lidhje me përjashtimet tatimore të ofruara ndaj Real Madrid, Barcelona, Athletic Bilbao dhe Osasuna, vendosi të anuloj vendimin e Komisionit të BE-së.
Në vendim është theksuar se Komisioni i BE-së ka gabuar në vlerësimin e statusit.
Sistemi për përjashtimin e taksave ku disa klube futbollistike spanjolle mund të përfitojnë, në vitin 2016 nga Komisioni i BE-së ishte konstatuar se është kundër rregullave të mbështetjes publike.
Komisioni i BE-së, kishte kërkuar nga klubet që kanë përfituar nga ky sistem që të kthejnë taksat e papaguara.