Muhammed Nuri Erdoğan
21 Mars 2020•Përditësim: 21 Mars 2020
Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.7 ballë me epiqendër në qytetin Thesprotia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit në faqen e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti 5.7 ballë i shkallës Rihter është regjistruar me epiqendër në qytetin Thesprotia të Greqisë rreth orës 01.49 të mesnatës sipas kohës lokale.
Ndërkohë theksohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.