Mohamad Misto
22 Shkurt 2018•Përditësim: 23 Shkurt 2018
GUTA LINDORE (AA) - Numri i të vdekurve në sulmet ajrore të së enjtes nga regjimi i Bashar Asadit në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore është rritur në 56, njoftuan burimet lokale për Anadolu Agency (AA).
Sulmet ajrore kanë shënjestruar pjesët e banuara të rajonit të rrethuar në afërsi të Damaskut, siç janë Duma, Aftris dhe Hammuria.
Më shumë se 302 njerëz janë vrarë në tre ditët e fundit nga sulmet në Gutën Lindore nga forcat e regjimit.
Gjatë tre ditëve të fundit, sulmet artilerike të regjimit në rajon kanë shkatërruar 22 qendra shëndetësore, një jetimore dhe një xhami.
Guta Lindore, në të cilën jetojnë rreth 400 mijë civilë, ka mbetur nën rrethimin e regjimit sirian gjatë pesë viteve të fundit, duke e çuar rajonin në prag të një katastrofe humanitare.