Abdullah Aşıran
25 Janar 2019•Përditësim: 26 Janar 2019
HAGË (AA) - Qindra fotoreporterë 'freelancer' në Holandë kanë shkuar në grevë për të kërkuar përmirësime në tarifat e pagesave, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 500 fotoreporterë 'freelancer' me thirrje të Fondacionit Holandez të Fotoreporterëve (NVF) kanë shkuar në grevë në mbarë vendin.
Ndërkohë, rreth 200 fotoreporterë të mbledhur pranë ndërtesës së Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Holandës në Hagë, organizuan një protestë duke hapur një pankartë me mbishkrim "Fotogazetaria ka një vlerë".
Në fjalimet e mbajtura në demonstratë, grevistët kërkuan që çmimet aktuale të rriten për 14 për qind, ndërsa sot nuk do të ofrojnë fotografi për asnjë organizatë mediatike dhe agjenci.
NVF njoftoi se deri më 1 shkurt planifikojnë të organizojnë protesta të ndryshme.