Rabia İclal Turan
01 Tetor 2019•Përditësim: 01 Tetor 2019
Hungaria ka nominuar ambasadorin e saj Oliver Varhelyi në Bashkimin Evropian (BE), si komisioner i BE-së, bëri të ditur kryeministri Viktor Orban, raporton Anadolu Agency (AA).
Kandidati i tyre i mëparshëm, Laszlo Trocsanyi, u refuzua nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet Ligjore (JURI).
Orban tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kërkoi atij të propozonte një kandidat të ri dhe ai zgjodhi Varhelyi.
JURI të hënën hodhi poshtë kandidaturën e Trocsanyi si dhe kandidatin e Rumanisë, Rovana Plumb, për postin më të lartë të bllokut mes shqetësimeve për konflikte të mundshme të interesit.