Ahmad Adil
28 shkurt 2025•Përditësim: 28 shkurt 2025
Dhjetëra njerëz janë bllokuar si pasojë e një orteku që goditi shtetin Uttarakhand në veri të Indisë, përkatësisht në rajonin e Himalajeve, transmeton Anadolu.
Kryeministri i shtetit Uttarakhand, Pushkar Singh Dham tha se 57 punëtorë të Organizatës së Rrugëve Kufitare (BRO) u bllokuan pas ortekut.
"16 prej tyre janë shpëtuar dhe po bëhen përpjekje për të shpëtuar të tjerët", u tha gazetarëve kryeministri i shtetit Uttarakhand, Singh Dham.
Për incidentin nga orteku, Singh Dham u prononcua edhe në rrjetet sociale, duke shkruar se punët u "varrosën nën ortek gjatë punimeve të ndërtimit" që po kryheshin nga BRO-ja pranë fshatit Mana në rrethin Chamoli të shtetit Uttarakhand.
"Operacionet e ndihmës dhe shpëtimit po kryhen nga Policia Kufitare e Indisë dhe Tibetit, BRO-ja dhe ekipe të tjera të shpëtimit", njoftoi ai.
Ditëve të fundit, shtetet në veri të Indisë janë përfshirë nga reshjet masive të shiut dhe borës, sipas zyrtarëve, në zonat më të larta në veri të Indisë.