Sümeyye Dilara Dinçer
03 Dhjetor 2021•Përditësim: 03 Dhjetor 2021
Në Indi për disa rajone është paralajmëruar për stuhi tropikale, ndërsa janë mbyllur shkollat dhe janë anuluar linjat e trenave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Meteorologjik Indian (IDM) theksoi se stuhia e fuqishme do të fillojë ndikimin e saj në rajonin Andhra Pradesh.
Autoritetet publikuan paralajmërimin e stuhisë në disa rajone dhe njoftuan ndërprerjen e mësimit dhe anulimin e linjave të trenave.
Ndërkohë, njoftohet se ekipet e kërkim-shpëtimit janë vendosur në gatishmëri në zonat bregdetare.
Shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen se erërat e forta kanë filluar të vërehen shpesh në vend dhe se kjo ndodh për shkak të ndryshimit të klimës.
Stuhia tropikale, pas rajonit Andhra Pradesh, pritet të tregojë ndikimin e saj që arrin në 100 kilometër shpejtësi edhe në rajonet Odsiha dhe Bengali Perëndimor.