Ömer Faruk Yıldız
19 Korrik 2019•Përditësim: 21 Korrik 2019
Një tërmet 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur provincën e Indonezisë, Java Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 58 kilometra në juglindje të qytetit Tasikmalaya, në një thellësi prej 22 kilometra.
Sipas informacioneve të para nuk ka viktima apo të plagosur si pasojë e tërmetit.