İdris Okuducu
15 Gusht 2017•Përditësim: 15 Gusht 2017
MOSUL (AA) - Avionët e forcave të koalicionit ndërkombëtar kanë sulmuar objektivat e organizatës terroriste DEASH në qytetin turkmen Tal Afar, në Irak, i cili mbahet nën kontrollin e DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjeneral brigade, Muhammed Anberi, me detyrë në Komandën e Forcave Tokësore të Ushtrisë së Irakut, në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se avionët F-16 të forcave të koalicionit ndërkombëtar, në orët e natës kanë kryer 13 sulme kundër objektivave terroriste në rajonet përreth dhe në qendër të qytetit Tal Afar.
Anberi gjithashtu ka theksuar se edhe njësitë e artilerisë së Ushtrisë së Irakut kanë dhënë mbështetje për forcat e koalicionit duke qëlluar objektivat e DEASH-it.
- Vriten 17 terroristë të DEASH-it në Tal Afar
Nënkoloneli Shams al-Din al-Anbar, tha se sulmet kishin për shënjestër depot e armëve të DEASH-it dhe vendet e trajnimit në qytet. "Të paktën 17 militantë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën," u shpreh ai për AA.
Zyrtari irakian tha se sulmet e së martës janë pjesë e një "plani për të minuar aftësitë luftarake të DEASH-it për ta bërë të lehtë për forcat irakiane të sulmojnë qytetin".
Organizata terroriste DEASH më 16 qershor 2014 mori nën kontroll rajonin Tal Afar i cili banohet kryesisht nga turkmenët dhe i cili ndodhet 63 km në perëndim nga qendra e qytetit Mosul.