Mahmoud Barakat
02 Janar 2018•Përditësim: 02 Janar 2018
BAGDAD (AA) – Terroristët e DEASH-it kanë vrarë së paku tre persona duke plagosur 12 të tjerë në Irakun verior, tha një zyrtar i policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Sulmuesit e DEASH-it me një veturë sulmuan disa civilë në zonën Farhaniya, në veriperëndim të distriktit Baladit në provincën Saladin", tha për AA Salahuddin al-Jabouri, oficeri i policisë.
"Personat e armatosur ikën menjëherë pas sulmit," shtoi ai.
Shtatorin e kaluar, gruoi terrorist DEASH humbi bastionin e tyre të fundit në provincën Saladin, pas fushatës ushtarake në pjesën lindore të distriktit al-Shirqat.