Firdevs Bulut
06 Gusht 2020•Përditësim: 06 Gusht 2020
Iraku ka bërë të ditur se do të dërgojë naftë në Liban pas shpërthimit masiv në fillim të kësaj jave në kryeqytetin Bejrut, i cili vrau dhe plagosi shumë persona, por edhe shkaktoi një shkatërrim të gjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Naftës e Irakut njoftoi se një ekip i udhëhequr nga ministri irakian i Naftës, Ihsan Abdul-Jabbar Ismail, ka mbërritur në Liban dhe është pritur nga kryeministri Hassan Diab.
Së bashku me ndihmën mjekësore, po ashtu do të realizohet edhe ndihma në naftë. Cisterna me naftë do të niset për në Bejrut nga Bagdadi. Ato do të kalojnë përmes Sirisë.
Të martën, Bejruti dhe rrethinat e saj u tronditën nga një shpërthim masiv që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.
Kryeministri Diab shpalli të mërkurën "ditë zie kombëtare".
Shpërthimi tronditi Libanin përderisa vendi po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike së bashku me një rënie dramatike në vlerën e paundit libanez ndaj dollarit amerikan.