Ekip
02 Tetor 2019•Përditësim: 03 Tetor 2019
Iraku ka pezulluar aktivitetet në konsullatën e saj në qytetin Mashhad të Iranit pas sulmit mbi dy diplomatët e saj, njoftoi sot Ministria e Jashme e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ministri i Jashtëm irakian, Mohamed Alhakim urdhëroi pezullimin e aktiviteteve në Konsullatën e Irakut në Mashhad për shkak të sulmit ndaj dy diplomatëve irakianë", tha zëdhënësi i ministrisë Ahmed al-Sahhaf.
Dy diplomatët u rrahën dhe u arrestuan në Mashhad javën e kaluar pasi u vunë nën vëzhgim nga forcat iraniane të sigurisë.
Të dy diplomatët më vonë u liruan me kusht pas presionit nga autoritetet irakiane.
Zëvendës guvernatori i Mashhad-it, Hassan Jafari e përshkroi incidentin si një "keqkuptim".
"Kishte një 'keqkuptim të vogël' i cili u zgjidh më vonë dhe nuk ka kurrfarë problemi midis konsullatës dhe Iranit", u prononcua ai në një dekaratë të cituar nga agjencia gjysëm zyrtare e lajmeve ISNA.
Marrëdhëniet midis Irakut dhe Iranit janë përmirësuar dukshëm pas rënies së regjimit të Saddam Husseinit në vitin 2003.