Mahmoud Mohamed Barakat
27 Maj 2020•Përditësim: 28 Maj 2020
Një tërmet me magnitudë 4 ballë goditi sot kryeqytetin e Iranit, Teheranin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti goditi në një thellësi prej 12 kilometrash në orën 13:41 sipas kohës lokale në qarkun Damavand të Teheranit, thuhet në një deklaratë të Qendrës Sizmilogjike të Universitetit të Teheranit.
Akoma nuk ka informata për viktima apo dëme.