Barış Seçkin
01 Korrik 2020•Përditësim: 02 Korrik 2020
Italia ka konfirmuar 21 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke e përditësuar shifrën e përgjithshme të të vdekurve në 34.788, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet aktive kanë rënë me 308 dhe tani vendi ka 15.255 të infektuar aktivë që presin shërimin.
Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i të infektuarve me virusin është rritur në 240.760, me 187 raste në 24 orët e kaluara.
Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 190.717, pasi në 24 orët e fundit 469 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.
Deri më tani, në Itali janë kryer 5.445.476 teste.