Barış Seçkin
15 qershor 2022•Përditësim: 18 qershor 2022
Vitin e kaluar në Itali 5.6 milionë njerëz kanë jetuar në varfëri absolute, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane (ISTAT) thuhet se 1.9 milionë familje në të gjithë vendin jetuan në kushte varfërie absolute në vitin 2021, që korrespondon me afërsisht 5.6 milionë njerëz.
Në raport theksohet se numri në fjalë është 9.4 për qindëshi i popullsisë dhe është në të njëjtën shkallë me vitin 2020.
Thuhet se rreth 1.4 milionë fëmijë nën moshën 18-vjeçare në vend jetojnë në kushte varfërie.
Shkalla e varfërisë është më e lartë në rajonet jugore sesa në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.