Barış Seçkin
16 Maj 2023•Përditësim: 17 Maj 2023
Policia italiane ka kapur 2,7 tonë kokainë të pastër në portin Gioia Tauro në jug të Italisë, transmeton Anadolu.
Ekipet e Policisë Financiare Italiane (Guardia di Finanza) dhe zyrtarët doganorë të portit Gioia Tauro vlerësuan aktivitetin e inteligjencës për një rrjet që shtrihej nga Amerika e Jugut deri në Detin e Zi dhe në këtë kontekst, ata kontrolluan dy kontejnerë që shkonin nga Ekuadori në Armeni nëpërmjet portit gjeorgjian në Batumi.
Nga kontrollet e ekipeve të lëndëve narkotike u gjetën 2,7 tonë kokainë të pastër të fshehur në ngarkesën me banane në kontejnerë frigoriferikë më të gjatë se 12 metra.
Vlerësohet se vlera e lëndës narkotike të sekuestruar ishte mbi 800 milionë euro.
Në deklaratën e policisë financiare thuhet se që nga janari 2021 në portin në Gioia Tauro janë kapur gjithsej 37 tonë kokainë.