Ali Abo Rezeg
23 Korrik 2019•Përditësim: 24 Korrik 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar 9 palestinezë në aksionet e organizuara gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha se palestinezët u arrestuan me dyshimin për pjesëmarrje në aktivitete terroriste.
Ushtria izraelite shpesh kryen sulme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor dhe me akuza të ndryshme arreston palestinezët.
Sipas shifrave zyrtare nga pala palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth 5.500 palestinezë, përfshirë shumë të mitur dhe gra.