Qais Omar Darwesh Omar
21 Prill 2021•Përditësim: 21 Prill 2021
Forcat izraelite arrestuan një gazetar palestinez gjatë bastisjes në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Alaa al-Rimawi, drejtori i një rrjeti mediatik privat u arrestua nga forcat izraelite në lagjen Al-Ersal në qytet, theksuan banorët lokalë.
Më pas ndodhën përplasje midis banorëve palestinezë dhe forcave izraelite, të cilët përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët e zemëruar, sipas dëshmitarëve okularë.
Bashkëshortja e Al-Rimawi, Mai Husam Eddin, konfirmoi arrestimin e burrit të saj, duke thënë se ai do të fillojë grevë urie në protestë për arrestimin e tij. Ushtria izraelite ende nuk ka dhënë asnjë koment për arrestimin.
Rreth 4.400 palestinezë janë të burgosur në burgjet izraelite, përfshirë 41 gra, 155 fëmijë dhe 355 të mbajtur pa akuzë ose gjyq nën politikën izraelite të ndalimit administrativ.