Amir Latif Arain
23 shtator 2026•Përditësim: 23 shtator 2026
Numri i viktimave nga tajfuni "Dujuan", i cili goditi Japoninë lindore në fillim të kësaj jave, u rrit sot në nëntë, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Autoritetet zbuluan trupin e një gruaje në prefekturën Kanagawa dhe të një burri nga një automjet i zhytur në prefekturën Chiba, në lindje të Tokios, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar autoritetet lokale.
Kërkimi vazhdon për katër persona që ende konsiderohen të zhdukur. Midis nëntë viktimave, gjashtë kanë humbur jetën në Chiba dhe tre në prefekturën Kanagawa.
Tajfuni shkaktoi shkatërrime të rënda veçanërisht në Chiba, pasi kjo zonë ishte goditur gjithashtu nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në gusht dhe në fillim të shtatorit.